Flash

Mjekët rrëfejnë çfarë ndodhi me 74-vjeçaren nga Berati që ndërroi jetë pasi bëri vaksinën

Lapsi.al 1 April 2021
Mjekët rrëfejnë çfarë ndodhi me 74-vjeçaren

Donika Babunja, 74 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovac”. Në orën 11:00 të paradites, ajo së bashku me bashkëshortin Kujtimin shkuan të merrnin dozën e parë në pallatin e Kulturës së Beratit.Në orën 16:00, Donika shfaqi shqetësime shëndetësore.

Bashkëshorti lajmëroi mjeken e familjes, Kamela Musa, për ti ardhur në ndihmë. E moshuara ankohej për dhimbje të barkut dhe kishte të vjella. Mjekja i vendos një serum dhe i kërkon bashkëshortit ta kontaktojë për çdo shqetësim. Gjendja e saj filloi të rëndohej. Ai sërish kërkoi ndihmën mjekes Musa dhe paralelisht, lajmëroi dhe urgjencën në numrin 127. Kur urgjenca mbërriti në banesë, 74 vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Mjekja e familjes, e cila u përkujdes për të moshuarën i tha ABC se ajo vuante nga hipertensioni prej 16 vitesh e cila pasqyrohet kartelën mjekësore. Thotë se ishte e rregullt në marrjen e medikamenteve dhe se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

“Vuante nga hipertensioni prej 2006, gati 15-16 vite, mjekohej në mënyrë të rregullt dhe ka qenë e stabilizuar nga tensioni. Vinin të dy bashkë me burrin për të marrë terapinë duke mos shfaqur asnjë problem” - tha ajo.

Mjekja sqaron se bashkëshorti nuk ka lejuar autopsinë e cila do të zbardhte shkakun e vdekjes.

“Unë e gjeta pa frymëmarrje, pa puls. Duke qenë se e gjeta të vdekur ngula shumë këmbë, me të shoqin që të dërgohej në morg për t’u përcaktuar diagnoza, pasi nuk vendosja dot diagnozë, por burri refuzoi në mënyrë kategorike autopsinë. U gjenda e detyruar t’i merrja një deklaratë që refuzon autopsinë, pasi e kisha të pamundur t’i gjeja një shkak” - tha ajo.

E ndjera kishte shkuar të merrte vaksinën së bashku me bashkëshortin, pa rekomandimin e mjekut të familjes. Kujtimi nuk shfaqi asnjë shqetësim, ndryshe nga Donika. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI