Flash

Basha shpjegon reklamën e PD ku thuhet se ai futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat

Lapsi.al 1 April 2021
Basha shpjegon reklamën e PD ku thuhet se ai futi Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në emisionin Opinion për një spot elektoral të kësaj force ku thuhet se “Lulzim Basha futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat”. Basha tha se kjo ka vetëm si qëllim t’ju kujtojë shqiptarëve punë të kryera dhe premtime të mbajtura.

“Rëndësi në këtë moment ka që shqiptarët të kujtohen se ne si komb, si shoqëri posedojmë kapacitetet e nevojshme, kur bëhemi bashkë, kur kemi një synim të përbashkët, kur kemi një qeveri të përgjegjshme për të arritur gjërat që ne na janë dukur atëherë të pamundura.

Dhe ky është mesazhi kryesor i këtij dhe i spoteve të tjera të ngjashme të. Pastaj mund të debatojmë këtu sa të doni në vetën e parë, në vetën e dytë, në vetën e tretë. E rëndësishme është që është që shqiptarët në këtë moment kanë nevojë të fitojnë betejën që kanë brenda vetes së tyre” – tha Basha që premtoi nëse merr pushtetin të afrojë vendin në BE.

“A ndjemë ne politikanët shqiptarë rënien e besimit tek politika? Këto tetë vite ka shumë arsye pse njerëzit mendojnë kështu. Edhe njerëzit e familjes sime ndihen të tillë. Ata nuk kanë mbajtur asnjë premtim të vetëm dhe fajësuan Evropën dhe Amerikën për këto dështime. Anëtarësimi në NATO ishte rikthim i besimit tek kombi, tek vetvetja.

Liberalizimi i vizave. Shqiptarët kishin 20 vjet që rrinin në rrallë për të marrë vizë. Çfarë kërkonin? Për të vizituar fëmijët e tyre. Sot është bërë realitet. Shumica e shqiptarëve në atë kohë as nuk e besonin se do të liberalizoheshin vizat. Unë e konsideroj pjesë të misionit tim jo thjesht për zgjedhjet e 25 prillit, por atë që unë e konsideroj mision hyjnor të Partisë Demokratike, anëtarësimin në Bashkimin Evropian” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI