Flash

Basha: Kam pranë 4 ekspertë ndërkombëtarë për vaksinimin

Lapsi.al 1 April 2021
Basha: Kam pranë 4 ekspertë ndërkombëtarë për

Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se ka me vete ekspertë ndërkombëtarë për çështjen e vaksinimit.

“Në momentin që flasim përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura” – tha Basha në Opinion duke bërë akuza për qeverinë për mungesë të transparencës.

“Thanë sollëm 200 mijë doza, gënjyen, sepse nuk kanë administruar as 1/10 e tyre. Dhe po t’i kishin administruar, të jeni të sigurt që mijëra nga ata që janë ndarë nga jeta dhe që nuk i shpallin mund të ishin mes nesh sot sepse do i mbronin.

A shkoi në 9 dhjetor ky, shkoi në Nju Jork, u zhduk, që e kapën duke blerë këpucë dhe u kthye me këpucë të reja, por tha që shkova të merrja vaksinën. Ku është vaksina? Çfarë transparence kemi ne? Sa vaksina solli? Çfarë premtoi dhe çfarë solli?

Tani po të them diçka, vaksinimi është një proces i domosdoshëm, por që të ecë siç duhet ka nevojë për dy gjëra: transparencë dhe besueshmëri, që janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Nuk mund të kesh vaksinim kur ti thua mora 500 doza por nuk jua them dot se nga. Nuk mund të kesh transparencë kur ti nuk u thua njerëzve që marrin dozën e parë kur do ta marrin të dytën. Si po administrohet procesi? A po i marrin nga i njëjti lloj? Apo njëri po merr ASTRA ZENECA-n, tjetri po merr SINOVAK-un, e tjetri po merr PFIZER-in”.

Mungon transparenca dhe kjo ka sjellë mungesën e besueshmërisë. Vaksinimi nuk bëhet me detyrim. Njerëzit duhet të kenë besim që vaksina është, siç besoj unë, një nga mënyrat kryesore për të luftuar pandeminë dhe ndryshimi kryesor që do të sjellë qeveria ime këtu është që vaksinimi nga një proces i shëmtuar shfaqje politike. Po ti heqësh Edi Ramës vaksinimin, rindërtimin dhe Bashën, nuk ka fushatë. Nuk ka fushatë” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI