Flash

Basha: Shkelje e masave në fushatën time, njerëzve u ka ardhur në majë të hundës

Lapsi.al 1 April 2021
Basha: Shkelje e masave në fushatën time, njerëzve u ka ardhur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për tubimet që po vihen re në fushatën e tij elektorale në qytete të vendit. Basha e pranoi se ka një numër të konsiderueshëm në takimet e tij, por u justifikua se kjo është spontane dhe se ai kujdeset për respektim të rregullave.

“Pa diskutim që ka një numër shumë të madh njerëzish që dalin spontanisht në rrugë ndërkohë që unë shkoj në aktivitete. Sikundër unë marr të gjitha masat e nevojshme dhe jam i pari që në mënyrë rigoroze mbaj maskën, bëj thirrje për mbajtjen e maskës, bëj thirrje për distancë. Aktivitetet i kryej në vende të hapura. Kur i kam në vende të mbyllura i kam me normat me numrin e kufizuar të personave”- tha Basha që shtoi se ka edhe një arsye tjetër që njerëzit dalin pasivisht në takimet e tij.

“E kam të pamundur të kufizoj entuziazmin e njerëzve që vijnë dhe ky është një moment për tu analizuar. Me të vërtetë ata shpërfillin një rrezik që nuk duhet ta shpërfillin por mesa duket dëshira për ndryshim apo ta them siç e thonë ata “Na ka ardhur në majë të hundës. Nuk durojmë dot më. Mezi presim datën për ta votuar për ta hequr, për të ndryshuar”.

Kjo është arsyeja e atyre grumbullimeve për të cilat siç e keni parë unë mundohem vet i pari, i bëj thirrje, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën. I keni parë i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj” – tha Basha në Opinion duke shtuar se masat nuk respektohen as në vende të tjera si baret, kafenetë apo dhe urbanët.

“Mjafton të shkosh tek Blloku ose tek një nga rrugët e Tiranës dhe do të shikosh që kafetë janë plot me njerëz. Mjafton të shikosh këtë foto të këtij urbani në Tiranë. Unë bëj gjithçka në fushatën time për t’ju përmbajtur rregullave dhe kjo është e vërtetë që e kam të pamundur, unë stafi, partia të kontrollojmë mbledhjen e njerëzve në përmasa të tilla dhe kjo është evidente dhe shprehje e entuziazmit të njerëzve dhe e dëshirës për ndryshim. Por nuk ka hipokrizi më të madhe sesa kjo që bën ky që nuk ka fut një autobus shtesë. Shiko si e ke situatën e autobusëve, kafet i ke plot” –tha Basha që më pas u ndal edhe në mbështetjen që qeveria u ka dhënë bizneseve.

“Erdhi Artan Grubi, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut. 1.5 miliard euro, një shtet me më pak banorë dhe me buxhet të krahasueshëm me Shqipërinë, 1.5 miliardë ka dhënë. 15 herë më pak ka dhënë ky. Pra, shqetësimi i tij real nuk është Covidi” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI