Flash

Zbulohet urdhri i Ramës për deputetët: Mjaft kërkuat vota për vete, por punoni për PS-në

Lapsi.al 30 March 2021
Zbulohet urdhri i Ramës për deputetët: Mjaft kërkuat vota

Sistemi i ri zgjedhor ku do të votohet jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatët duket se ka shkaktuar përplasjet dhe pakënaqësitë e para në radhët e socialistëve. Fushata personale që po bëjnë shumë prej kandidatëve duket se nuk i ka pëlqyer kreut të mazhorancës.

Për këtë arsye, Rama ka organizuar një takim online me të 153 kandidatët të mbyllur për mediat. Detajet nga kjo mbledhje kanë qenë të pakta, por ABC raportoi se Rama u ka folur me gjuhën e një ultimatumi që të gjithë kandidatët të mos mendojnë vetëm për vete, por për partinë.

“Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS” – ka qenë urdhri i Ramës për kandidatët socialistë. Sa do të merret parasysh ky urdhër i “të parit” të qeverisë mbetet për tu parë, pasi të gjithë duan të tregojnë se vlejnë. Më aktivë duken ata që janë në “vijën e zjarrit” apo edhe poshtë saj që kërkojnë votat për t’u ngjitur më lart. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD kallëzon në SPAK Dritan Agollin

Partia Demokratike Vlorë ka kallëzuar në SPAK, Drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për shpërdorim të detyrës si dhe shkelje të barazisë së ...

20:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI