Flash

Basha: Pse kam vendosur të mos u përgjigjem më talljeve të Ramës

Lapsi.al 30 March 2021
Basha: Pse kam vendosur të mos u përgjigjem më talljeve të

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama thumboi nga Lezha kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit ndodhej në Roskovec të Fierit. Por Basha tha se deri më 25 prill nuk ka për t’u marrë me kryeministrin Rama dhe batutat apo komentet e tij duke shtuar se jo se nuk di t’i përgjigjet, por s’ka për të harxhuar kohën e qytetarëve.

“Ka nisur një fushatë ku vetëm shan nga mëngjesi deri në darkë. Unë nuk do t’i përgjigjem dhe dua që askush prej jush mos të ketë asnjë dyshim pse nuk i përgjigjem. Jo se nuk di t’i përgjigjem, po sepse nuk dua të harxhoj më kohën tuaj. Nuk dua të harxhoj më kohën e këtij populli me një politikë boshe që ka 8 vite që vjedh, mashtron dhe kur vjen dita për t’u larguar përpiqet të largojë mendjet e njerëzve nga dështimet e tij duke sulmuar kundërshtarin politik. Unë nuk do t’i përgjigjem!

Çdo sekondë timen deri më 25 prill, nuk kam më punë me të. Ai është e shkuara. Unë kam vetëm me ju. Kam punë me njerëzit e këtij vendi, me hallet tuaja, me dëshirat tuaja, me planet tuaja, me ëndrrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Dalin e teprojnë për një njeri të përgjegjshme, për një politikan të përgjegjshëm dalin e teprojnë hallet e shqiptarëve për t’u marrë nga mëngjesi deri në darkë e s’kam nevojë të merrem më me të e s’dua të merrem me të. Dhe kjo është ftesa që kam nga gjithsecili prej jush. Ky është fundi i tranzicionit!” - tha Basha.

Të këshilluara

PD kallëzon në SPAK Dritan Agollin

Partia Demokratike Vlorë ka kallëzuar në SPAK, Drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për shpërdorim të detyrës si dhe shkelje të barazisë së ...

20:14

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI