Flash

DiCaprio reagon sërish kundër HEC-eve: Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Lapsi.al 30 March 2021
DiCaprio reagon sërish kundër HEC-eve: Vjosa të shpallet Park

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka sjellë sërish në vëmendjen çështjen e parkut kombëtar për Vjosën. Përmes një postimi në Instagram, DiCaprio shkruan se Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë, dhe është me rëndësi jetësore për më shumë se 1,100 lloje peshqish të ujërave të ëmbla. Aktori ua drejton këtë thirrje edhe 3 krerëve të partive kryesore në vend, si dhe presidentit të republikës, Ilir Meta.

DiCaprio: Javën e kaluar, në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin nismën për bërjen e Lumit Vjosë Park Kombëtar. Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi në malet në Greqi deri në detin Adriatik. Lumi është jetësor dhe i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje peshqish të ujërave të ëmbla dhe ka rëndësi kulturore për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke e shtrirë në gjithë gjatësinë e lumit.” Shpërndajeni këtë video dhe kërkoni që Edi Rama, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta të bëjë të njëjtën gjë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI