Flash

Basha pritet me entuziazëm në Roskovec: Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, më prill realizojmë premtimin e madh (VIDEO)

Lapsi.al 30 March 2021
Basha pritet me entuziazëm në Roskovec: Mos kujtoni se e kam harruar

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me takimet elektorale, kësaj radhe në Roskovec ku është pritur nga dhjetëra qytetarë. Basha i ka siguruar banoërt e Roskovecit se nuk i ka harruar padrejtësitë ndaj tyre e sakrificën e dhimbjet e tyre.

Ai tha se më 25 prill do të realizojë premtimin e madh për t’ia rikthyer sovranitetin banorëve të Roskovecit e gjithë shqiptarëve. ‘’Ndryshimi po vjen, ndryshimi ka ardhur, do jetë realitet. 25 prilli i bashkon gjithë shqiptarët.

Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, padrejtësinë ndaj jush. Të gjithë bashkë, fermerët e fermerë të Rroskovecit, të bëjmë realitet premtimin e madh që e nisëm këtë betejë, për t’iua rikthyer sovranitetin banorëve të kësaj toke fisnike.

Më 25 prill e tutje Roskovecin do e keni ju në dorë. Shqipërinë do e kenë shqiptarët. Më 25 prill bashkohemi për ndryshim, Roskoveci fiton, Shqipëria fiton. Zoti i bekoftë shqiptarët. ‘’- tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI