Flash

Policia mbi 1400 gjoba shoferëve, arreston edhe tre persona

Lapsi.al 30 March 2021
Policia mbi 1400 gjoba shoferëve, arreston edhe tre persona

Policia Rrugore ka bërë bilancin e punës së saj gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin, ku 1456 gjoba janë vendosur, 57 patenta janë bllokuar dhe 3 drejtues makinash janë arrestuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

"Janë pezulluar 57 leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.

“Gjithashtu, thuhte në njoftimin e policisë, janë vendosur 1456 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore si parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të automjetit, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për mospërdorimin e rripit të sigurimit, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për shkelje të semaforit etj”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI