Flash

Mjeku rrëzon me fakte personale propagandën e qeverisë për vaksinimin

Lapsi.al 30 March 2021
Mjeku rrëzon me fakte personale propagandën e qeverisë për

Ndonëse qeveria po propagandon me të madhe suksesin e vaksinimit masiv, mjeku Artan Koni ka bërë disa deklarata që e prishin vellon e festës. Ai ka treguar se plot tre javë më parë, për shkak të profesionit të tij, ai ka marrë dozën e parë të Pffizer, por askush nuk është kujtuar ta lajmërojë për të dytën, ndonëse afati i marrjes së saj i ka kaluar. "Unë po pres por ende nuk jam në gjendje të kuptoj nëse sistemi nuk funksionon, nëse dikush e ka harruar emrin tim në lista, apo thjeshtë nuk ka më doza të Pffizer gjendje", ka thënë ai në Nevs 24.

Mjeku ka ngritur pyetjen nëse është sistemi që nuk ka funksionuar duke mos pasur protokolle të sakta të atyre që duhet të vaksinohen, apo thjeshtë për njerëz si ai janë vaksinuar me dozën e parë nuk është parashikuar të ruhen sasitë e nevojshme për dozat e dyta.

"Nuk ka problem, unë jam në një moshë që mund të pres dhe do të pres deri sa të më lajmërojnë, por ama nuk mund të marr dozën e dytë një vaksinë kineze pasi të parën e kam marrë Pffizer", tha ai duke u bërë një nga të paktët profesionistë që guxojnë të hapin gojën për dështimet e sistemit që mbulohen nga propaganda e qeverrisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI