Flash

Basha në Patos, gruaja: Me duket sikur më ka ardhur djali

Lapsi.al 30 March 2021
Basha në Patos, gruaja: Me duket sikur më ka ardhur djali

Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar në Patos nëna shqiptare që kanë fëmijët në emigracion. Ato i kanë shpjeguar dhimbjen dhe mallin që kanë për ta, teksa njëra prej tyre i ka thënë Bashës se kur ka ardhur në Patos i është dukur sikur i ka ardhur djali i saj. Basha ështëp rekur nga fjalët e nënës, duke i premtuar se do të bëjë gjithçka që djemtë e bijat enënave mos kenë largimin nga Shqipëria si rruga e vetme për mbijetesë.

Për Bashën, emigracioni është plaga më e madhe që po vuan sot Shqipëria.

QYTETARJA: Tani që ke ardhur më duket sikur më ka ardhur djali

LULZIM BASHA: Më prek shumë me këtë që më the. Do bëj gjithçka që djemtë dhe bijat e nënave mos kenë largim nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar. Nuk është vetëm plagë e madhe, emigracioni është plaga më e madhe. Dhimbja që ndjeni ju si nëna nuk ka përshkrim. Emigracioni këto vitet e fundit është kthyer në katastrofë kombëtare.

Emigracion ka dhe do ketë, madje ne kemi luftuar që njerëzit të lëvizin të lirë. Por atni Shqipëria po zbrazet, këtu nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën. Çfarë kërkon rinia? Arsimin, punësim, dhe mundësi të ndërtojnë familje.

Fëmijët duan siguri, kujdes shëndetësor, arsimin, standarde minimale. Po kështu shëndeti i prindërve. Në këto kushte, një shoqëri bën hapa përpara. Në këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në fushat që kemi qenë më parë, fqinjët na e kanë kaluar.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI