Flash

Vjosa Osmani drejt Presidencës, LDK nuk do ta bojkotojë seancën e zgjedhjes së saj

Lapsi.al 30 March 2021
Vjosa Osmani drejt Presidencës, LDK nuk do ta bojkotojë seancën e

Partia “Lidhja Demokratike e Kosovës” nuk do e bojkotojë seancën për votimin e Vjosa Osmanit si presidente të Republikës. Grupi parlamentar i LDK-së njoftoi se synon të mbetet forcë konstruktive e opozitës dhe nuk do të luajë me stabilitetin politik të Kosovës. Osmani deri tani ka të sigurta vetëm 58 votat e Lëvizjes Vetëvendosje e cila edhe e ka kandiduar për kryetare shteti, ndërsa pakica nuk dihet a do i japë edhe 12 votat e tjera që i duhen.

Shefi i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha të martën se zgjedhja e presidentit është çështje serioze, ndërsa nga Vetëvendosja, Mimoza Kusari-Lila tha se votimi mund të mbahet nga dita e premte.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalit dhe ta kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, deklaroi Abdixhiku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI