Flash

Pas arrestimit, Ardian Çapja shtrohet në spital

Lapsi.al 30 March 2021
Pas arrestimit, Ardian Çapja shtrohet në spital

Ardian Çapja një ditë pasi u arrestua, është dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas burimeve ai është shtruar në reanimacionin dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

53-vjeçari u arrestua një ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në këkrim vëllai i tij Florenc Çapja.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa ishte në “Arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në vitin 2012 në Elbasan:

Mëngjesin e së mërkurës të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Beqirit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur pikërisht i ati i tij, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiraj, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij, pasi ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit me thika, duke iu thyer 6 brinjë dhe plasur hemorragjia në tru dhe në mëlçi. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Çapjes, Gentian Beqiraj kishte ndryshuar edhe identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI