Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Abazoviç reagon ashpër ndaj ministrit malazez: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

Lapsi.al 30 March 2021
Abazoviç reagon ashpër ndaj ministrit malazez: Në

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas deklaratës së deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposavic, i cili ka theksuar se nuk do e njohë gjenocidin e Srebrenicës.

Leposavic u shpreh se do të pranonte krimet në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Abazoviç përmes një shkrimi në Twitter shkruan se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, e se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.

Sipas tij për gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë ka edhe vendime të Gjykatave ndërkombëtare, dhe sipas tij, kjo pikë as që duhet të diskutohet, meqë Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha vendimet e Gjykatave ndërkombëtare.

Abazoviç ndër të tjera thekson se  kush s’e kupton një gjë të tillë, s’ka vend në institucione.

“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë s’ka çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviç.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI