Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale

Lapsi.al 30 March 2021
Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore pasi në mënyrë të koordinuar kishin fiksuar çmimet duke i lëne ato në nivele të larta. Fermerët në zonat prodhuese të vendit katër vitet e fundit kanë shprehur shqetësime për rritjen e shpejtë të çmimeve të plehrave kimikë. Çmimet e larta të plehrave kimikë të kombinuara me çmimet e larta të naftës dhe mungesës e subvencioneve nga ana e tjetër e bëjnë Shqipërinë vendin më koston më të lartë të prodhimeve në rajon.

Sipas databazës statistikore nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë në Kombet e Bashkuara (FAO), Shqipëria kishte së paku kosto 38 për qind më të se mesatarja rajonale për prodhimin e një ton grurë. Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, në Shqipëri prodhimi i 1 ton grurë kushtoi 286 dollarë, ndërsa në Maqedoni e njëjta njësi kushtoi 201 dollarë, në Bosnjë 170 dollarë. Serbia ka kostot më të ulëta rajonale pasi prodhimi i një toni grurë kushton 169 dollarë.

Bujqësia është sektori më i madh i ekonomisë së vendit me rreh 19 për qind të kontributit në PBB, 44% të kontributit në punësim, por vijon të vuajë nga primitivizmi, copëzimi i lartë i tokës, kostot e larta të inputeve dhe mungesa e mbështetjes nga qeveria. Në të gjithë rajonin bujqësia, sidomos prodhuesit përfitojnë nga skemat e drejtpërdrejta të mbështetjes financiare. Si rrjedhojë e kostove të larta dhe mungesës së mbështetjes qeveritare, bizneset bujqësore vuajnë nga norma të ula fitimi dhe shpesh me humbje. Mungesa e fizibilitetit i ka lënë fermat shqiptare jashtë skemave të financimit.

Në një studim tjetër të FAO-s që një fermë në Shqipëri të sigurojë të ardhura për pagën minimale të dy personave dhe tepricë për pak investime duhet të gjenerojë 5 mijë euro në vit, që nga viti i parë i investimit. Ne analizën e FAO-s, në skenarin normal, një fermë me 1 ha tokë mund të sigurojë këtë të ardhur nëse përzgjidhet me kujdes produkti që ka shitje të siguruar. Ndërsa një fermë me 2 ha tokë ka potenciale për të qenë fitimprurëse nëse është serë dhe janë mbjellë perimet kryesore të konsumit. Një fermë bagëtish është fizibël me jo më pak se 7 lopë dhe me një hektar tokë për lopë dhe një fermë me të imta nuk është fizibël në më pak se 100 krerë. Këto sipërfaqe fermash dhe numri i krerëve është llogaritur të mbulojë me të ardhura vetëpunësimin e familjes që i zotëron.

Por sipas FAO-s, fermat nën 1 ha janë shumë të vogla dhe jo fizibël në vijimësi, fermat midis 1 dhe 2 ha janë disi fizibël, por me shumë vështirësi, ndërsa fermat mbi 2 ha kanë një potencial të caktuar tregu. Duke qenë të vogla, fermat mund të përshtaten me kërkesën e tregut, por nën 1 hektar ato nuk janë fizibël as për pemishte e as për perime./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI