Flash

Tre iranianë arrestohen në Qafë-Thanë, kapen me mjete identifikimi të falsifikuara

Lapsi.al 29 March 2021
Tre iranianë arrestohen në Qafë-Thanë, kapen me mjete

Tre iranianë janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës, pasi janë kapur me mjete identifikimi të dyshuara si të falsifikuara.

Në pranga kanë rënë shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

"Arrestohen 3 shtetas iranianë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI