Flash

E FUNDIT/ Humb jetën pas infektimit me Covid-19 Bashkim Fino

Lapsi.al 29 March 2021
E FUNDIT/ Humb jetën pas infektimit me Covid-19 Bashkim Fino

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino. Fino ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në territor, më të shpeshta vranësirat paraqiten në veri dhe zonat qendrore në pjes...

07:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI