Pronari i Kompleksit Turistik “Buni i Bajraktarit”, Gëzim Ola është shprehur se nuk ka patur përplasje e as konflikte me askënd. Si arsye kryesore për shkatërrimin e bujtinës që u shkrumbua nga flakët, pronari sheh konkurrencën.
“Kam investuar kursimet e 20 viteve punë si emigrant në Londër. Janë shkrumbuar komplet lokali dhe 3 bujtina. Dëmi është i konsiderueshëm” shton pronari.
Aktin e ka dënuar gjithashtu edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Shkodrës Ilir Beqja, teksa i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë që të vendosin autorët përpara drejtësisë për këtë ngjarje. Bujtina është djegur totalisht dhe asgjë s’ka mbetur prej saj.