Bashkimi Europian do të sjellë në Ballkan 651 mijë vaksina Pfizer, nga të cilat Shqipëria pritet që të ketë pjesën e saj. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thotë se zhvilloi një telefonatë me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila i dha lajmin e mirë. Kreu i qeverisë tha se vendi ynë do të marrë nga dërgesa e Brukselit në drejtim të rajonit.
“Një lajm i mirë në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund” shkruan kryeministrin shqiptar.
Deri tani Shqipëria ka marrë vaksina nga Pfizer, AstraZeneca, si dhe vaksinat ruse e kineze, në ditët e fundit.