Flash

Meta nga Durrësi: Kush prek votën është armik dhe për të nuk do të ketë shpëtim

Lapsi.al 27 March 2021
Meta nga Durrësi: Kush prek votën është armik dhe për

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar nga Durrësi se kushdo që më 25 prill do të ndikojë tek vota e lirë s’ka për të pasur shpëtim.

Meta thotë se tashmë ka bërë aleancën me qytetarët për të denoncuar krimet zgjedhore, dhe kush prek votën do të ketë ndëshkim spektakolar.

Sipas tij, degradimi i zgjedhjeve me modelet e Shijakut dhe Dibrës, e kanë bërë Shqipërinë të ëndrrrojë zgjedhje si në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, por ai garanton se me hir e pahir, më 25 prill arrihet triumfi i demokracisë.

"Të denoncojë çdo falsifikim, që mund t’i bëhet materialit zgjedhor apo rezutlatit. Të denoncojë çdo veprim që synon të dëmtojë.

Çdo veprim apo mosveprim, që synon korrupsionin aktiv apo pasiv, tentativë apo përdorim i funksionit publik për zgjedhje, çdo veprim që pengon zgjedhësin të votojë, që synon të tërheqë dhe përdorë dokumentet e identifikimit. Efektiv i Policisë e suhtrisë që përfshihet në politikë, apo mbështet.

Çdo gjë që ju duket e paligjshme që synon të manipulojë zgjedhjet, të minojë zgjedhjet. E thërras këtë aleancë me qytetarët, për të sensibilizuar e përkrahur drejtpërdrejt çdo qytetar e funksionar që të denoncojë në Prokurori, KQZ edhe tek Presidenti me qëllim që askush mos i shmanget drejtësisë.

Përmes kësaj aleance do të garantojmë se kushdo që tentont ë prekë votën e lirë s’do të ketë shpëtim, por ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar, siç e meriton një armik i Republikës. Kush prek votën, është armik.

Degradimi i zgjedhjeve sipas modeleve të Shijakut e Dibrës, na ka bërë të jemi kaq mbrapa sa të ëndërrojmë szgjedhje si në Kosovë e Maqedoni, e të ngelemi peng i çeljes së negociatave, kur Mali i Zi e ka bërë në 2012, Serbia në 2014, dhe ne në rast se do të arrijmë me pahir e me hir triumfin e demokracisë më 25 prill, ky proces do të shkojë pafund. Kemi qenë para tyre.

Do të trajtoj çdo denoncim, dhe do të publikoj faktet. Vetëm nëpërmjet ushtrimin e garantimit të votës do i japim fund krizës së legjitimitet", tha Meta.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI