Flash

Operacioni "Fundjava"/ Trafikonin drogë nga Italia në Tiranë, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 27 March 2021
Operacioni "Fundjava"/ Trafikonin drogë nga Italia në

Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, me arrestimin e tre personave, një prej tyre italian.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të grumbulluara për veprimtari të kundërligjshme në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit, pas hetimeve 6-mujore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u bë i mundur ekzekutimi i dy masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

Vladimir Gjoci, 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” ;

Gehard Gaci, 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit italian me iniciale Marco Maraschio, 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpuntor i shtetasit V. Gj.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezuluar se shtetasi V. Gj., së bashku me shtetasin italian M. M., banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, mereshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Ndërsa shtetasi G. G. merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi V. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

200 mjekë nga Kosova vaksinohen sot në Kukës

Edhe 200 mjekë të tjerë të Kosovës do të udhëtojnë sot për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatë...

08:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI