Flash

Nisin sot punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe, mësohet se si do të devijohet trafiku i mjeteve

Lapsi.al 27 March 2021
Nisin sot punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe,

Ditën e sotme kanë nisur nga ora 08:00 punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën ditur se kjo fazë do të zgjasë për një javë.

“Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës ‘Teodor Keko’ mbetet e pandryshuar. Rruga ‘Dritan Hoxha’ mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës ‘Abedin Rexha’ me një sens lëvizje”, bën të ditur ARRSH.

Gjithashtu ARRSH thekson se, “kalimi nga rruga ‘Teodor Keko’ drejt rrugës ‘Dritan Hoxha’ do të jetë i mundur dhe i aksesueshëm. Nëpërmjet një gjysmërrethi mund të kalohet nga rruga ‘Teodor Keko’ drejt qytetit të Durrësit”.

Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4, edhe nëpërmjet rrugës paralele.

Të këshilluara

200 mjekë nga Kosova vaksinohen sot në Kukës

Edhe 200 mjekë të tjerë të Kosovës do të udhëtojnë sot për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatë...

08:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI