Flash

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit gjendet në magazinat e qendrës tregtare

Lapsi.al 27 March 2021
Trupi i pajetë i 32-vjeçarit gjendet në magazinat e

Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur mëngjesin e të shtunës gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket 32-vjeçarit Arjan Sala, punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private tek qendra tregtare Casa Italia.

Për fatin e të riut nuk dihej asgjë, që prej pasdites së të mërkurës, kur Magazinat e kësaj qendre tregtare u përfshinë nga flakët.

Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës, që tashmë është dërguar në morgun e kryeqytetit.

I riu kishte shpëtuar të mërkurën 7 persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

"Tek "Casa Italia" si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI