Qeveria i ka akorduar 10 milionë USD Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të kryer pagesën e dozave të vaksinave kineze.
Në vendimin e botuar në fletoren zyrtare më 24 mars 2021, thuhet se fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.
Pagesa do të kryhet sipas marrëveshjes me distributorin turk për të blerë vaksinat kineze, të cilat pritet të vijnë në Shqipëri në masën e 1 milion dozave. Të parat erdhën ditën e djeshme.