Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3 vjeçar.
Deri tani Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara.
Po kështu në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur gjithashtu unanimisht, caktimin e prokurorit Kreshnik Ajazi, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për një mandat 3-vjeçar.
SOT KPK SHTYU VENDIMIN PER IMERAJN
Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shtyu sot në mëngjes vendimin për kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj.
KPK nuk dha sqarime për arsyen e shtyrjes së vendimit ndaj Imeraj. KPK gjithashtu nuk saktësoi datën kur do të shpallej vendimi.
Shtyrja e vendimit të KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur të mërkurën.