Flash

Edhe në pandemi, emigrantët nuk i braktisën familjet, sollën 673 mln euro në 2020-n

Lapsi.al 26 March 2021
Edhe në pandemi, emigrantët nuk i braktisën familjet, sollën

Kriza e shkaktuar nga pandemia dhe pasojat që solli ajo, duket se i kanë bashkuar më shumë familjet me njëra tjetrën, ndonëse fizikisht larg. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët në vitin 2020 ishin 673 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 4%. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e reduktimit të fortë të prurje në tremujorin e dytë të karantinës (-35% me bazë vjetore). Por në periudhën në vijim rritja ka qenë e fortë, përkatësisht 6.5% në të tretin dhe 11.5% në të katërtin, duke kompensuar pothuajse tërësisht rënien në periudhën e bllokimit.

Aktorët e tregut pohojnë se në tremujorin e tretë dhe të katërt është konstatuar rritje e prurjeve, por kjo tendencë ka reflektuar dhe mbylljen e rrugëve informale, si sjellja e parave dorazi, nëpërmjet autobusëve, miqve, etj., dhe orientimin drejt operatorëve të licencuar. Sipas operatorëve rritja e prurjeve të emigrantëve lidhet me nevojën e shtuar për mbështetje në kushtet e pandemisë, kombinuar me humbjen e vendeve të punës dhe nivelit të të ardhurave tek ne, si rrjedhojë e situatës. Rritje është shënuar nga pothuajse të gjitha shtetet kryesore.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por vitet e fundit po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania. Aktorët e tregut pohojnë se Gjermania, për vetë faktin që është në tipologjinë e një vendi me emigracion të ri, gjatë viteve të fundit ka qenë në një rritje konstante.

Trendi i remitancave ka ndjekur në tri dekadat e fundit një tendencë ciklike, duke kulmuar në vitin 2008 dhe më pas filloi rënia, teksa me kalimin e më shumë se një dekade, emigrantët filluan të shkëpusin lidhjet me vendin mëmë, të krijonin familjet e tyre dhe të dërgonin më pak para. Por vitet e fundit, vendi po përjeton një valë të re emigracioni, që solli sërish një rritje të remitancave, që pas vitit 2013.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e premte, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore t...

07:24

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI