Flash

Rama kthehet me optimizëm nga Turqia: Deri në fund që qershorit synohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve

Lapsi.al 25 March 2021
Rama kthehet me optimizëm nga Turqia: Deri në fund që qershorit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka premtuar se brenda 2 muajsh në vend do të sillen 1.2 milionë doza më shumë për të filluar procesin intensiv të vaksinimit masiv në gjithë territorin.

Ai thotë se deri në fund të qershorit synohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë apo gjysmë milioni, edhe pse plani është që të bëhet edhe brenda majit.

Sot nga Turqia erdhën 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze ‘Sinovac’, ndërkohë janë siguruar 1 milion të tilla nga Shqipëria.

"Do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë. Do jetë një pikë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë.

Sot ne sjellim në Shqipëri 192 mijë doza, dhe brenda 60 ditësh por me një kalendar më të shpejtë se sa 60 ditë do të kemi 1.2 milion doza +. Gjë që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në gjithë territorin sipas planit, dhe të nisim proces intensiv.

Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, por me sigurisht tolerancë e them fundin e muajit qershor, duam brenda majit të kemi vaksinuar gjysëm milion qytetarë.

Sidoqoftë kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit", tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI