Flash

A të duhen fonde për aktivitetin tënd në bujqësi e blegtori? Apliko tani!

Lapsi.al 25 March 2021
A të duhen fonde për aktivitetin tënd në bujqësi e

A je fermer? A merresh me bagëti e bujqësi? A ke ngritur një bujtinë tënden e ke marrë inicitativë të zhvillosh agroturizimin në Shqipëri? A ke krijuar sera për perime apo bimë të shëndetshme mjekësore? A ke kosheret e tua të bletëve, për të siguruar mjalt cilësor në treg? A ke ambicje për ta zhvilluar, zgjeruar e modernizuar edhe më tej, çfardo biznesi e iniciative që ke marrë përsipër në jetën tënde? A je i interesuar për përmirësimin e infrastrukturës rurale në zonën ku ti operon me aktivitetin tënd?

Pyetjet mund të jenë të shumta. Interesat gjithashtu. Përgjigjia është vetëm një: Agjencia për Zhvillimin Bujqësor e Rural ka gjithmonë skemat kombëtare, të duhurat për të mbështetur e financuar me fonde, çdokënd e në çdo kohë.

Më e fundit është Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural e këtij viti, pra 2021-shit. Mjafton një aplikim onlinë në portalin e-Albania, apo një aplikim me postë në Zyrën Qendrore të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural… dhe mund të përfitoni mbështetjen e merituar financiare për bletari, tufë bazë të matrikulluar, për zëvendësim plastmasi termik, për mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike, për ferma organike si dhe për certifikim Global Gap. Por edhe për linja, makineri dhe pajisje, për rikonstruksion të turizmit rural si dhe për investime në agroturizëm.

Koha për aplikim ka nisur nga 24 marsi dhe do të vijojë deri në 15 Prill. Një klik, një kartë identiteti e një NIPT ju duhet për të përfituar nga kjo skemë që ofron atë çfarë njerëzit punëtor, me insiativa e energji të mirë për punë të bukura e të mëdha, e meritojnë.

A ju duhet më shumë informacion? Mund të telefononi falas tek 08008383, ose të hyni në faqen zyrtare azhbr.gov.al.

Pyetjet mund të jenë të shumta, por skema është një për të gjitha përgjigjet dhe interesat. Mjafton të mos vononi e të aplikoni! (artikull promocional)

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI