Flash

Një 61-vjeçare humb jetën në landfillin e Bushatit

Lapsi.al 25 March 2021
Një 61-vjeçare humb jetën në landfillin e Bushatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në landfillin e Bushatit në Shkodër. Policia njofton se një 61-vjeçare, punonjëse në landfillin e Bushatit, ka humbur jetën pasi e ka zënë makineria. Mësohet se 61-vjeçarja me iniciale K.B, po kryente diferencimin e mbetjeve urbane kur është goditur nga makineria. Ajo ka mbërritur pa shenja jete në spital.

"Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI