Flash

U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë

Lapsi.al 25 March 2021
U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm,

Tre persona janë prangosur nga policia e Korçës, pasi u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Specialistët e Hetimit për Krimet në Korçë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: D. M., 38 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë; G. M., 28 vjeç dhe A. R., 48 vjeç, banues në Durrës.

38-vjeçari D. M., është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Toyota”, 9 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes i është bërë me shenjë të ndalonte, por 38-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ku më pas u kap dhe neutralizua.

Ndërsa shtetasit G. M. dhe A. R., u kapën në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt 1300 eurove në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

 

Të këshilluara

Moti për ditën e sotme

Moti pritet të nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore. Prej orëve të pasdites, parashikohet reshje shiu të do...

07:18

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI