“Punët e nisura t’i çojmë në fund”/ Aktori Robert Ndrenika protagonist në spotin e PS-së
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, aktori Ndrenika shprehet i habitur për zërat kundër, duke e nisur reagimin e tij me shprehjen “O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë”. "O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë !!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale…Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra…nga ore nga ?…Nga Londra !!! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky nga…ruci më shan nga Londra ! Drithëruese/ Shikoni ç’thoshte Bert Ndrenika dy vite më parë për teatrin dhe Ramën Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë !!!", shkruan aktori i njohur në rrjetin social "Facebook". Bert Ndrenika si Shaban Qosja, kujtohet sërish të flasë për teatrin (video)