Flash

Vuçiç: Kurti nuk e dëshiron dialogun, ne jemi gati

Lapsi.al 25 March 2021
Vuçiç: Kurti nuk e dëshiron dialogun, ne jemi gati

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti është dhe personi që nuk e do dialogun.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç ka folur për fatin e marrëveshjes së Washingtonit pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, ku ka theksuar se është e qartë se kush nuk dëshiron dialog.

“Sa i përket Serbisë, ajo gjithmonë respekton marrëveshjet e nënshkruara, dhe nëse dikush thotë se nuk është i interesuar ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se është i interesuar në Asociacionin e komunave midis Rugovës dhe Sharrit, atëherë është e qartë se ai nuk do dialog”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu deklaroi se është i kënaqur me reagimin e Bashkimit Evropian ndaj deklaratave të Albin Kurtit mbi parimet e zhvillimit të dialogut me Serbinë.

Ai gjithashtu theksoi se BE-ja duhej të reagonte, sepse përndryshe, siç thotë ai, “nëse Kurti do të thoshte në dialog vërtet gjithçka që tha, nuk do të kishte kuptim”.

“Ne do të presim edhe pak, për të parë nëse njeriu do të bëjë pak më mirë, për të kuptuar se cilat janë detyrimet e Prishtinës. Nëse ai nuk dëshiron, gjithashtu, faleminderit. Ne do të jemi gati për dialog, dhe nëse ai dëshiron – ai do të dialogojë, nëse nuk do nuk ka pse”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç tha se Kurti së pari duhet t’ia kujtojë vetes detyrimet që i ka Kosova nga marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara me Serbinë.

“Pa përmbushur detyrimet, ai mund vetëm t’i imagjinojë marrëzitë që po i thotë”, tha Vuçiç.

Të hënën, para seancës ku u zgjodh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur për ta parë prespektivën e Qeverisë së re lidhur me këtë çështje. Aty kreu i Qeverisë tha se s’mund të ketë as Asociacion të komunave me shumicë serbe, të cilin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës që ta themelojë sa më shpejt.

“Neni 44 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton lirinë e asocimit, prandaj besoj që nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Kapitulli i dytë i Kushtetutës normon të drejtat dhe liritë themelore. Në anën tjetër, nuk mund të kemi Asociacion një etnik- e thotë edhe Gjykata Kushtetuese. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit, etj., por jo një etnik”, ka thënë Kurti në këtë tryezë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI