Flash

OSBE mbështet deklaratat e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sjelljen e partive politike gjatë fushatës

Lapsi.al 25 March 2021
OSBE mbështet deklaratat e kreut të Komisionit Qendror të

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas OSBE, janë disa parakushte si zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt, kryerja e rregullit e veprimtarve politike për një proces modern në përputhje me rekomandimet.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat më të fundit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve, përfshirë edhe ato të qeverisjes vendore, si dhe kryerja e rregullt e veprimtarive politike, janë të gjitha parakushte thelbësore për një proces zgjedhor modern në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it", shkruan OSBE.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI