Flash

Meta: Mbi vetëflijimin e Arjan Salës uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor dhe i dhembshur

Lapsi.al 27 March 2021
Meta: Mbi vetëflijimin e Arjan Salës uroj të ndërtohet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale pak orë pasi zjarrfikësit nxorën nga ndërtesa trupin e pajetë të punonjësit të sigurisë, Arjan Sala.

Meta shkruan se Arjan Sala është heroi ynë dhe se me sakrificën sublime do të përjetësohet si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

"Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.

Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!

Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!", shkruan Meta në "Facebook".

 

Të këshilluara

200 mjekë nga Kosova vaksinohen sot në Kukës

Edhe 200 mjekë të tjerë të Kosovës do të udhëtojnë sot për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatë...

08:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI