Një bujtinë është djegur në Qafe Thore afër Thethit në Malësinë e Madhe. Bujtina ishte në ndërtim e sipër nga biznesmeni Gëzim Olaj, i cili kishte ardhur nga Anglia për të investuar.
Bujtina ishte në fazën e fundit të ndërtimit, por tashmë pronarit të saj i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 3 milion eurosh.
Mësohet se djegia është bërë gjatë natës me benzinë nga persona ende të paidentifikuar.