Flash

Korçë/ Arrestohet një 28-vjeçar duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

Lapsi.al 27 March 2021
Korçë/ Arrestohet një 28-vjeçar duke transportuar 5

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, i 13-ti për këtë vit, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 28 vjeç, banues në Gramsh.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, 28-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, por u kap dhe neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të këshilluara

200 mjekë nga Kosova vaksinohen sot në Kukës

Edhe 200 mjekë të tjerë të Kosovës do të udhëtojnë sot për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatë...

08:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI