Flash

COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen 12 viktima dhe 425 raste të reja në 24 orët e fundit

Lapsi.al 27 March 2021
COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen 12 viktima dhe 425 raste të

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 12 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 425 raste të reja nga 3070 teste të kryera. Në deklaratën e ministrisë sqarohet se në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

12 qytetarë që e kanë humbur betejën me koronavirusin janë përkatësisht: 4 qytetarë nga Tirana,  2 qyetetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në njoftimin e ministrisë po ashtu thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë. Njëtrajtësisht me hetimin epidemiologjik vijon edhe procesi i vaksinimit antiCOVID dhe njoftohet se gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI