Një automjeti tip “Jeep” ka marrë flakë në ecje ditën e sotme në qytetin e Fierit. Policia njofton se, rreth orës pesë e 40 minuta të pasdites së kësaj të shtune, makina me drejtues shtetasin A. J ka shpërthyer në flakë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Fatmirësisht nga incidenti nuk ka persona të dëmtuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.