Flash

Prisni njoftimin e mjekut të familjes/ Nesër nis vaksinimi masiv te sheshi “Skënderbej”

Lapsi.al 27 March 2021
Prisni njoftimin e mjekut të familjes/ Nesër nis vaksinimi masiv te

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak dhe kanë deklaruar se prej ditës së nesërme, nis vaksinimi masiv i popullatës. Në sheshin “Skënderbej” janë bërë përgatitjen e fundit për instalimin e strukturave.

“Jemi duke vijuar punën për të ngritur Qendrën e Vaksinimit masiv në kryeqytet. Kemi ambicien për të kryer më gjithë Shqipërinë mbi 11 mijë vaksinime në ditë, deri në 15 mijë vaksinime. Kemi bërë shpërndarjen e dozave të vaksinës kudo në Shqipëri. Vaksinimin do ta kryejmë përmes mjekut të familjes, do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e vaksinimit. Qendra do të hapet nesër dhe të mundësojë kryerjen e 800-1000 vaksinimeve në ditë për të moshuarit. Do të jenë dy ambjente, dy çadra të mëdha të ndara me dhomëza”, njoftoi ministrja Manastirliu.

Sakaq në mbështetje të bluzave të bardhave të Ministrisë së Shëndetësisë do të jenë dhe mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura. Qendra e Vaksinimit te Arena Kombëtare do të vijojnë të kryejë vaksinimin për target grupet, që janë të moshuarit +85 dhe +80 vjeç, mjekët për dozat e dyta, mësuesit dhe pedagogët.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI