Flash

Komisioneri i BE: Pasaporta shëndetësore do të jetë e disponueshme nga 15 qershori

Lapsi.al 29 March 2021
Komisioneri i BE: Pasaporta shëndetësore do të jetë e

Pasaporta shëndetësore që Bashkimi Europian kërkon të realizojë për një rihapje të sigurt do të jetë në dispozicion nga 15 qershori. Kjo u njoftua nga komisioneri i BE-së në krye të vaksinave antiCovid Thierry Breton në një intervistë me RTL, Le Figaro dhe Lci. Komisioneri gjithashtu tregoi certifikatën shëndetësore duke ilustruar si versionet digjitale ashtu edhe ato në letër. Në prototipat e treguar në TV, versioni i smartphone-it është në një sfond të verdhë, ndërsa versioni në letër është në një sfond të gjelbër. Të dy raportojnë të njëjtin informacion, por në smartphone është e mundur të shikoni si një version të sintetizuar ashtu edhe një të plotë.

Breton përsëriti se do të jetë një dokument i harmonizuar dhe i njëjti kudo në BE sipas rregullores së përgjithshme të të dhënave personale. Kur u pyet nëse do të jetë fakultativ apo i detyrueshëm, ai u përgjigj se mund ta bëjë kushdo që dëshiron dhe sa i përket atyre që nuk do të vaksinohen, ai tha: “Kjo nuk do të thotë që ne nuk do t’i pranojmë të gjithë, përsëri do të ketë analiza të antigjenit, Duhet të organizohemi me shpejtësi për rihapjen”

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në territor, më të shpeshta vranësirat paraqiten në veri dhe zonat qendrore në pjes...

07:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI