Flash

Ambasada amerikane mesazh ngushëllues për Finon: Do të kujtohet për udhëheqjen e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar

Lapsi.al 29 March 2021
Ambasada amerikane mesazh ngushëllues për Finon: Do të kujtohet

Ambasada amerikane ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, kryeministër në vitin 1997, Bashkim Fino. Ai u nda nga jeta pas infektimit me Covid-19. Në reagimin e vetë, ambasada i ka shprehur ngushëllime familjarëve duke shkruar se Fino do të kujtohet për udhëheqjen e qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike.

Homazhet për Finon nisën rreth orës 12:00 në Pallatin e Kongreseve dhe prezentë ishin figurat kryesore politike në vend. Pasi ka marrë pjesë në homazhet në ndër të ish-kryeministrit Bashkim Fino, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është ndalur në një prononcim për mediat. Balla tha se sot Partia Socialiste humbi një mik e kontribuues të veçantë.

Lexo më tej: Nisin homazhet në nder të deputetit Bashkim Fino

Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI