Flash

Tom Doshi i përgjigjet ambasadores amerikane: Unë isha njeriu kyç për kalimin në Parlament të reformës në drejtësi

Lapsi.al 26 March 2021
Tom Doshi i përgjigjet ambasadores amerikane: Unë isha njeriu

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka hapur fushatën elektorale të partisë së tij duke përcjellë një mesazh për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Doshi thotë se është mbështetës i Amerikës dhe punës që ata kanë bërë. Ai kujton se ka qenë njeriu kyç që Reforma në Drejtësi kaloi nër parlament. Mes disa mesazhe të herëpashershme, ambasadorja KIm ka qenë e qartë se Tom Doshi nuk duhet të kandidonte në këto zgjedhje dhe aq më tepër të jetë në parlament.

Madje znj.Kim në këto statuse ka kujtuar vendimin e DASH për ta shpallur Doshin non-grata si një person i lidhur me korrupsionin.

“Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën. Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh! Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.

Të këshilluara

Kapen me armë dy të rinj në Vlorë

Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Gjatë aksionit, blutë e Vlorës, n...

16:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI