Flash

Arrestohen dy të rinj të armatosur në Vlorë

Lapsi.al 26 March 2021
Arrestohen dy të rinj të armatosur në Vlorë

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasditen e sotme pasi u kapën me armë. Burime nga policia bëjnë me dije se në një postbllok tek vendi i quajtur “Ura e Ballistave” në fshatin Babicë të Vlorës është pikasur një automjet me dy të rinj që sa kanë parë policinë, me shpejtësi kanë kthyer makinën dhe janë larguar.

Në një pjesë të rrugës gjatë ikjes kanë hedhur në tokë një pistoletë dhe një karikator, por pa mundu të largohen shumë sepse policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre tek zona e spitalit të Vlorës.

Policia i ka ndjekur me shpejtësi dhe një automjet i dytë i ka zënë rrugën pranë spitalit të Vlorës duke bërë të mundur arrestimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI