Flash

Hidhen akuza ndaj kompanisë së Jeff Bezos, Amazon

Lapsi.al 26 March 2021
Hidhen akuza ndaj kompanisë së Jeff Bezos, Amazon

“Të paguani punëtorët 15 dollarë në orë nuk ju bën një ‘vend pune progresiv’ kur ju bllokoni sindikatat dhe i bëni punëtorët që të urinojnë në shishe uji”, shkroi biznesmeni Mark Pocan në Twitter, duke hapur një diskutim të madh për kompaninë Amazon të Jeff Bezo-s.

Kështu, Amazon iu përgjigj këtij statusi me një tjetër status, ku shkruante:

“Ju nuk e besoni me të vërtetë atë gjënë e urinimit në shishe? Nëse do të ishte e vërtetë, askush nuk do të punonte për ne.”

Mirëpo, punonjësit që kanë punuar për ta, pranojnë se kjo është e vërtetë. Në fakt, kompania jo tamam të detyron të urinosh në shishe, por nëse nuk e bën, ti humbet shumë kohë në punën tënde, ul performancën dhe rrezikon ta humbasësh vendin e punës. Ndaj, kjo është zgjidhja më e mirë për shumë punonjës të amazon.

“Ata nuk të detyrojnë vërtet që të urinosh në shishe. Thjesht nuk ke kohë të shkosh në tualet.”- tha Savannah, një ish-shofer i kompanisë për Insider.

‘Është çnjerëzore’: Punonjësit

Megjithëse kompania ka vendosur në kohën e pushimit një drekë 30-minutëshe dhe dy pushime 15-minutëshe, disa shoferë kanë treguar se thjesht nuk mundeshin ose nuk duan t’i merrnin ato.

“Ata regjistrojnë gjurmët e lëvizjeve – sa herë ti ndalon, sa shpejt i jep pakinës,” tha Enrique Sanchez, i cili punoi si shofer për tetë muaj në vitin 2020. “Është një kompani shumë agresive që ka gjeneruar kaq shumë të ardhura, fitime gjatë viteve të fundit, dekada – por e gjitha ka qenë në kurriz të keqtrajtimit të punëtorëve.”

“Unë nuk jam duke thënë se Amazon po e inkurajon këtë gjë. Por ju garantoj se çdo shofer që ka punuar atje për shumë kohë, ka hyrë në një furgon dhe ka parë një shishe të tejdukshme të mbushur me diçka që padyshim nuk është lëng molle. Ka ndodhur. Ndodh,”- tha një shofer nga Oklahoma, i cili punon ende për Amazon.

“Është çnjerëzore, më e pakta që mund të them,”- tha një shofere e cila tregoi se e kishte mbajtur urinën deri në atë pikë sa kishte pasur infeksione të fshikëzës.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI