Flash

Rama reagon për Twitter-in e Juri Kim për Tom Doshin: Nuk e ka me mua

Lapsi.al 25 March 2021
Rama reagon për Twitter-in e Juri Kim për Tom Doshin: Nuk e ka me mua

Kryeministri Edi Rama thotë se reagimi i ambasadores amerikane për Tom Doshin nuk ishte për të.

“Përgjigjen për Twitter-in e ambasadores Yuri Kim e ka dhënë Endri Fuga për Zërin e Amerikës që është këshilltari im për komunikimin. Atë përgjigje kam edhe unë.

Së pari, vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar më parë atë që unë iu kam thënë. Së dyti ne nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren. Së treti unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë sesa thjesht individi për të cilin flasim. Ne duhet të merremi me Saliun që përpara Tom Doshit është engjëll, me Ilirin dhe Monikën që përpara Tom Doshit janë ëngjëj.

Përsa i përket Tom Doshit unë nuk kam asnjë dallim nga ajo që tha ambasadorja. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës unë nuk kam asnjë dyshim në përcaktimin e tyre për këtë arsye nuk jemi aleatë dhe as do jemi aleatë.

Nëse për Tom Doshin korrupsioni ka sjellë përcaktimin e SHBA, por pse nuk ka përcaktim për Saliun dhe Ilirin. Unë vetë, as në këtë botë as në një tjetër nuk kam asnjë lidhje me korrupsionin dhe as korrupsionin domethënës” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI