Flash

Bodo Weber: Kurti e ka të qartë se çfarë kërkon nga dialogu me Serbinë

Lapsi.al 25 March 2021
Bodo Weber: Kurti e ka të qartë se çfarë kërkon nga

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashembullt në Kosovë dhe nëse ky vend nuk përballet sërish me zgjedhje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shumë punë para vetes.

Pavarësisht se Kurti nuk e ka përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve, në mesin e prioriteteve të qeverisjes së tij, eksperti për Ballkanin vlerëson se procesi duhet të rinisë, por fillimisht atij i duhet ndryshim në aspektin e bashkëpunimit transatlantik, pasi sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duhet t’ia kthejnë kredibilitetin dialogut.

“Ky proces ka prekur pikën më të ulët në katër vitet e fundit të negociatave, drejt të ashtuquajturës marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare. Kjo gjë është shkaktuar edhe për shkak të rolit negativ të ekipit të BE-së, atëbotë, (ish-përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme) Federica Mogherinit dhe ekipit të saj, dhe marrja e rolit kyç nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trumpit, gjë që ka diskredituar rëndë këtë proces. Ky proces do të duhej të riniste edhe nëse nuk do të ishte Qeveria e Kurtit, e cila ka mesazh të qartë se si e sheh dialogun. Duhet rifillim në bashkëpunimin transatlantik sepse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të rikthejnë kredibilitetin e këtij procesi. Më pas duhet të definohen edhe parimet dhe qëllimet e këtij dialogu. Këto janë detyrat e bllokut evropian dhe SHBA-së.- përfundoi ai.

Sipas tij, qasja në krejt këtë situatë mund ta lehtësojë, por në të njëjtën kohë edhe ta komplikojë procesin.

“Parimet e tij se Serbia duhet të pranojë që Kosova është e pavarur dhe do të vazhdojë të jetë e pavarur, dhe se Kosova është palë e barabartë në negociata, ka qenë në thelb të nisjes së dialogut dhe duhet të jetë pjesë kur të rinisë procesi. Por ka edhe parime tjera. Për negociatorët perëndimorë krijohen probleme nga insistimi i Prishtinës se nuk duhet bërë kompromise tjera. Nëse kjo gjë ka të bëjë me mungesë kompromisi për statusin e Kosovës, kjo gjë është absolutisht e drejtë. Mirëpo nëse dëshironi të zhvilloni negociata me Serbinë, me qëllim përfundimtar që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, atëherë të paktën diçka simbolike duhet të ketë për Beogradin. Në këtë rrafsh nuk duhet diskutuar statusi, por çështjet bilaterale, në të cilat ka hapësirë për negociata të vërteta”.

Kërkesën e Kurtit që Serbia të përballet me të kaluarën dhe krimet e luftës të kryera në Kosovë, Weber e sheh krejt të arsyeshme nga pozicioni i Kosovës. /REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI