Flash

Zjarrfikësit thyejnë soletën e magazinës, asnjë gjurmë nga roja

Lapsi.al 26 March 2021
Zjarrfikësit thyejnë soletën e magazinës, asnjë

Teksa kanë kaluar më shumë se 40 orë nga aktivizimi i zjarrit në magazinën e një qendre tregtare  ende nuk dihet fati i rojes, Arjan Sala. Për shuarjen e flakëve është thyer soleta, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga brenda.Aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit. Në pjesën që zjarrfikësit kanë depërtuar deri më tani, nga kontrolli nuk ka rezultuar të jenë gjendur gjurmë të rojes.

Zjarri ra pasditen e së mërkurë, ndërsa roja hyri brenda godinës sapo dëgjoi aktivizimin e alarmit të zjarrit. Sipas dëshmisë së familjarëve ai shpëtoi rreth 20 punonjës por nuk mundi të dalë vetë. Kreu i repartit të zjarrfikëseve pohoi se ende nuk ka gjurmë të 33-vjeçarit, ndërsa kërkimi i tij bëhet i vështirë për shkak të tymit të madh që është në ambientet e brendshme të magazinës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI