Flash

Rama mohon gjithçka: Ata që u grushtuan në Elbasan nuk ishin me mua

Lapsi.al 25 March 2021
Rama mohon gjithçka: Ata që u grushtuan në Elbasan nuk ishin me

Kryeministri Edi Rama mohoi gjithçka. Mohoi se të gjithë ata që u përplasën fizikisht në Ditën e Verës në Elbasan kishin lidhje me të. Në emisionin Opinion, Rama tha se sherrin e inicioi Basha me mbështetësit e tij.

“Nga del që këta po më shoqëronin mua? Ku del që këta po më shoqëronin mua. Nuk më shoqëronin mua. Gënjeshtër! Gënjeshtër! Nuk të lë të flasësh se kjo është gënjeshtër. Nuk ka filluar sherri kur unë kam, qenë në shesh. Unë nuk e kam marrë vesh që atje ka pasur sherr.

Unë nuk kam qenë i shoqëruar nga njeri. Unë jam pritur vetëm nga Evis Kushi dhe Taulant Balla. Kjo është një pasojë e cila vjen si rezultat i asaj atje. Këta janë njerëz që nuk më interesojnë fare. Nuk janë atje për mua. Unë nuk i njoh fare. Shkak është një mungesa e karakterit të Lulzim Bashës.

Sali Berisha është një udhëheqës me karakter të mbrapshtë, por e ka një karakter. Basha nuk e ka. Sali Berisha nuk ka shkuar asnjëherë me turma në Festën e Verës. Ky e bën këtë. Mbledh njerëzit atje. Kur unë kam ardhur ata ishin atje. Lulzim Basha ishte fshehur atje si skuth. Një lider me karakter nuk e lejon kurrë të ndodhë diçka e tillë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI