Flash

U akuzua se dekonspiroi operacionin gjerman/ Gjykata i heq pezullimin nga detyra ish-zv. drejtorit të OFL-së

Lapsi.al 26 March 2021
U akuzua se dekonspiroi operacionin gjerman/ Gjykata i heq pezullimin nga detyra

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Kujtojmë që Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”. Vitin e kaluar ndaj Shkëmbit nisën hetimet për dekonspirimin e të dhënave për një grup kriminal, që ishte në hetim nga autoritetet gjermane.

Pas hetimeve të SPAK, GjKKO vendosi më 28 shtator pezullimin e tij. Autoritetet gjermane kërkonin informacione në Shqipëri për një grup kriminal dhe kuptuan se banda informohej nga zyrtari i lartë i policisë.

Më konkretisht, autoritetet gjermane kërkuan informacion për dy persona që akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminal, por sipas tyre në lidhje me kërkesën u vu në dijeni vetë grupi kriminal.

Dyshohej se Shkëmbi vuri në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati, se ishin në hetim nga Gjermania.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI