Flash

Kapet shqiptari në Itali, kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës (Emri)

Lapsi.al 26 March 2021
Kapet shqiptari në Itali, kreu i një grupi kriminal të trafikut

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se është kreu i një organizate kriminale për trafikimin e drogës. Ai është identifikuar si Julian Malaj dhe kur doli para gjykatës tha: “Mendova se e kisha mbyllur në të kaluarën, jam i tronditur nga ky arrestim”.

Për këtë i referohej faktit se u arrestua për tregti droge në maj të një viti më parë. Hetimi, i koordinuar nga Prokurori Paolo Del Grosso çoi në identifikimin e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e drogës midis Hollandës, Belgjikës dhe Italisë, me qendër në lokalin Malgrate. Droga shitej kryesisht në sheshet e Lecco, Sondrio, Monza, Milan dhe Sondrio, shkruajnë mediat italiane.

Policia italiane arrestoi dhjetë persona dhe sekuestroi 3 kilogramë kokainë dhe 1 kg hashash. Personat e tjerë të arrestuar heshtën, ndërsa Malaj tha se ishte i shqetësuar për gjendjen e gruas së tij, e cila u dërgua në spital.

Të këshilluara

Kapen me armë dy të rinj në Vlorë

Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Gjatë aksionit, blutë e Vlorës, n...

16:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI